Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Grigels Muçollari
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë shkaktuar jo pak tronditje në shoqëri. Nuk është fjala këtu se njerëzit u zhgënjyen sepse i dinin ata, udhëheqësit, si puritanë.
Përkundrazi, u ka rënë kallaji me kohë e me vakt dhe janë shfaqur lakuriq me lakminë e grykësinë e tyre.
Ajo që ka krijuar befasi është lehtësia, rutina me të cilën futet dora thellë tek taksat e shqiptarëve, pa teklif sipas një kalendari të përditshem pune.
Më tej, irritimin deri në revoltë e shtojnë kjo dyshe, Rama dhe Veliaj, duke mos mbajtur përgjegjësi, ndërkohë qe janë arkitektët e sistemit, menaxherët dhe kontrollorët e tij.
Për nga natyra e sjellja, të dy, kanë një autoritet shtypës, pasi e kanë pasion ushtrimin e pushtetit absolut.
Pra nuk kanë lënë asnjë grimë lirie apo të çara që të fryjë ndonjë korent, apo dikush në varësinë e tyre të veprojë në autonomi, në mendjen e tij.
Aq më pak drejtorët më të rendësishëm në rastin e Veliajt, apo ministrat, zv-kryeministrat, apo drejtorët e përgjithshëm, në rastin e Ramës.
Asnjë kumbull nuk bie nga vetë e ta mbllaçisë dikush pas krahëve, pasi ajo është një pemë ekskluzive e Ramës dhe e Veliajt, ata janë kopshtarët e rojtarët.
Kumbulla bie vetëm me lejen e bekimin e tyre.
Asnjëri s'do të guxonte të zgjaste tinëz duart për ta kapur frutin e ndaluar në këtë kopsht të mbikqyrur rreptë.
Keshtuqe, edhe apologjia e kordinuar e të shtunes në mesditë, se çdokush tjeter ka faj, veç tyre, nuk pi më ujë.
Aktet korruptive në këto përmasa me dhjetra milionë euro në një shoqëri normale shkaktojnë traumë dhe populli del menjëherë në shesh, pasi është tradhëtuar dhe është shkelur besimi që ka dhënë.
E mbi të gjitha, janë disa sensorë social që reagojnë të parët. Ata janë publicistët, organizatat e shoqërisë civile, ata faktorë që kanë një zë, kanë një rol e që mbrojnë interesin publik.
Për fat të keq, kjo nuk po ndodh tek ne. Kjo është një dramë e dytë, ndoshta po aq e madhe sa vjedhja e fondeve publike.
Ekranet tona dhe rrjetet sociale janë të mbushur me kritikë që reagojnë kur shohin ndonjë padrejtësi, kundravajtje. Po ama heshtin dhe janë gojëkyçur kur Erjon Veliaj kapet në abuzim, kur Edi Rama zihet në zullume.
Kjo mbyllje goje, i bën ata me faj. Sepse është zgjedhja që bëjnë. Bërtasin e kumbojnë për disa fenomene të shoqërisë, dhe mirë bëjnë, ironizojnë e thumbojnë lart e poshtë, edhe shfaqje televizive, por nuk pipëtijnë kur ndodh më e keqja poshtërsi, siç është korrupsioni në qeveri e në bashki.
Në këtë mënyrë, ata e bekojnë, e mbrojnë këtë hajdutëri.
Përse vallë? Të gjithë kanë një interes, kanë një projekt, kanë dikë të punësuar? Të gjithë janë lidhur diku me një përfitim?
Unë nuk do të doja ta besoja. Po kyçja e tyre gojës është një argument shumë i fortë.
Kjo është ligështuese. Ndaj ky vend ka edhe më shumë nevojë për ndryshim. Një rend i ri, ku edhe shoqeria civile, publicistët, ata qe kanë një rol, një zë publik, të çlirohen. Ti bëjnë vendit shërbimin e vyer që ata mund dhe e kanë për pëgjegjësi ta bëjnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38