Flash News

E-TJERA

Grabit pikën e kredive me pistoletë lodër, arrestohet i riu në Korçë

Grabit pikën e kredive me pistoletë lodër, arrestohet i riu
Foto ilustruese

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi nën kërcënimin e një pistolete lodër ka grabitur një sasi parash në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie në Korçë.

Pak pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e B. A., 30 vjeç dhe gjatë kontrollit fizik të autorit, iu gjet një pistoletë lodër dhe shuma prej 5000 lekë të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar me një mjet në dukje si pistoletë, kishte marrë një vlerë monetare dhe më pas ishte larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit B. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit