Flash News

E-TJERA

Grabitën një çantë, arrestohen tre të rinj në Shkodër

Grabitën një çantë, arrestohen tre të rinj në

Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i vodhën çantën me para dhe sende personale një klienti në një berberhane.

Pas denoncimit të bërë nga pronari i lokalit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit "Door", identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar.

Të arrestuarit janë shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë. Hetimet vijojnë për të dokumentuar vjedhje të mundshme të tjera që mund të kenë kryer këta individë.

 

Të fundit