Flash News

E-TJERA

Grabitësit e Rinasit/Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit, avokatët refuzojnë mbrojtjen e të pandehurve

Grabitësit e Rinasit/Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e

Kanë kaluar thuajse dy vite dhe procesi gjyqësor për gjashtë të pandehurit e grabitjes së Rinasit, të datës 9 shkurt 2017, vijon të shtyhet për në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ndërkohë, shkak i përhershëm i këtyre shtyrjeve janë mungesa e avokatëve mbrojtës të Dash dhe Ernest Kupës, pasi avokatët e caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve.

Për çdo seancë gjykata ka vijuar me aplikimin e gjobave për avokatët të cilët refuzojnë mbrojtjen e tyre.

Në seancën e ditës së sotme janë gjobitur me 50 mijë lekë të reja dhe 100 mijë lekë të reja dy avokatët e caktuar së fundmi.

Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtare dhe më pas pritet vendimi i Apelit të së Posaçmes.

Shkalla e Parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total. Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg.

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

Të fundit