Flash News

E-TJERA

Grabitet Njësia Administrative e Shënkollit, flet administratorja: Janë shkatërruar dyert dhe sirtarët

Grabitet Njësia Administrative e Shënkollit, flet administratorja:
Lina Guri

Administratorja e Njësisë Shënkollë në Lezhë, Lina Guri ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me grabitjen që është gjatë natës në këtë institucion. Ajo tha se vjedhja është konstatuar në mëngjes nga punonjësit, ndërsa shton se ky institucion nuk ka roje.

Guri u shpreh se nuk janë vjedhur dokumente, ndërsa shtoi se prona është dëmtuar, duke theksuar se janë shkatërruar dyert dhe sirtarët. Administratorja deklaroi se në godinë ndodhen edhe zyra të tjera që nuk kanë lidhje me institucionin.

“Në orën 8 pa 5 kemi konstatuar vjedhjen. Këtu ndodhet edhe qendra shëndetësore, është zyra e ALEATIT dhe zyrat e specialistëve. Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar prona, dyert janë shkatërruar, sirtarët tavolinash, janë marrë dy aparate fotografik tek zyra e Aleatit. Ne nuk kemi roje. Unë isha me praninë e policisë dhe nuk ka asnjë dokument të vjedhur. Se nga kanë hyrë ne nuk dimë asgjë”, tha ndër të tjera Guri.

Të fundit