Flash News

E-TJERA

Grabitet posta në Kamzë, autori i maskuar dhe me armë lodër mori 100 mijë lekë

Grabitet posta në Kamzë, autori i maskuar dhe me armë lodër

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Kamzë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranë, autori ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe me një send të dyshuar si pistoletë ka mundur të marrë rreth 100 mijë lekë të reja dhe është larguar.

“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij”, njofton policia e Tiranës.

 

Të fundit