Flash News

E-TJERA

Grabitja në Astir, dyshime se punonjëset e pikës valutore ‘bashkëpunuan’ me autorin

Grabitja në Astir, dyshime se punonjëset e pikës valutore

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të grabitjes që ndodhi dje në një pikë të këmbimit valuator në zonën e Astirit.

Burime bëjën me dije se nga hetimet e deritanishme, dyshohet se autori i grabtijes ka pasur informacion për shumën monetare që ndodhej në pikën e këmbimit valuator. Policia është duke kryer verifikime edhe për dy punonjëset e pikës.

Ato kanë deklaruar para uniformave blu se autori i grabitjes i ka ofenduar dhe sharë. Grabitja u krye për 1 minutë e 48 sekonda, ndërsa policia po heton edhe për derën e brendshme e sigurisë e cila ishte e hapur. Nuk dihet nëse është lënë qëllimisht për t’ia bërë më të lehtë grabitjen autorit.

Nga kamerat e gisurisë është vënë re se autori është larguar i vetëm me një biçikletë.

Të fundit