Flash News

E-TJERA

Grabitje me armë në një pikë transferte parash në Tiranë

Grabitje me armë në një pikë transferte parash në

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës, në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur nën kërcënimin e armës një pikë transfertash parash. 

 Policia ndërkohë ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit apo autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën "Tom Plezha" në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Të fundit