Flash News

E-TJERA

Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

Granit Xhaka është emëruar zyrtarisht kapiten i Sunderland. 

Xhaka pasi mori shiritin e kapitenit u shpreh krenar për besimin që i ka dhënë klubi.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe  “Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa nga emrat që kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës”, deklaroi Xhaka për faqen zyrtare të klubit. 

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit te Borussia Mönchengladbach, Arsenal, si dhe në disa raste gjatë karrierës së tij te Bayer Leverkusen.

Ai është gjithashtu kapiten i Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2020.

Të fundit