Flash News

E-TJERA

Gratë në grevë shfaqin probleme shëndetësore, thirrja që i bëjnë ambasadores Yuri Kim e Spiropalit

Gratë në grevë shfaqin probleme shëndetësore, thirrja

Gratë naftëtare ndodhen në ditën e 5-të të grevës së urisë, teksa sot ato i kanë bërë thirrje grave ministre, deputete dhe ambasadores Yuri Kim për ndihmë.

Dy prej këtyre grave greviste kanë shfaqur probleme me tensionin e gjakut, teksa shprehen se nuk ka ardhur asnjë ndihmë spitali.

 “Nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga spitali dhe nuk pres ndihmë prej tyre. Sot jam me një dhimbje të madhej ju bëj thirrje të gjitha grave dhe zonjave në Parlament, ambasadore Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali. Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm, ku nënat po heqin pjesë nga shpirti i tyre për të ushqyer ata fëmijë që kemi lënë jashtë.

Mendoj inshallah arrij të dal nga greva. Jam shumë e shqetësuar për gjendjen e shoqes që ishte në grevë. Kemi punuar 34 vite bashkë dhe mendoj a do arrij ta shikoj gjallë? Shpresoj. Nuk pyes për veten time, jam shqetësuar shumë kur mora vesh që ajo është aq rëndë. Bëj thirrje të dalim nga kjo dhomë skëterrë, kërkesat i kemi thënë të gjitha”, tha njëra nga grevistet.

Ndërkohë një tjetër grua theksoi se si pasojë e ndihmës shëndetësore nga mjekët, janë detyruar të ndihmojnë njëra tjetrën, teksa kanë kërkuar të paktën respekt nga qeveria.

“Gjendja ime është shumë e keqe, dihet që me 4 ditë në greve kemi probleme. Kam probleme tensioni, aritmi, alergji. Mjekët nuk kanë ardhur, kemi ndihmuar njëra-tjetrën. Kemi rezistuar që të reagojnë instancat, Nuk e di çfarë duan më nga ne?! Ne kemi bërë punën, i kemi respektuar ata që janë lart, edhe ata të na respektojnë neve tani”, u shpreh një tjetër greviste.

Të fundit