Flash News

E-TJERA

Greqia e shqetësuar nga "Shqipëria e Madhe": S'është hera e parë që Rama flet për bashkim, ndryshimi i kufijve hap kutinë e Pandorës

Greqia e shqetësuar nga "Shqipëria e Madhe":

“Me deklaratat e tij të fundit në të cilat ai ka vendosur bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Shqipërinë e Madhe si synimin kryesor të karrierës së tij politike, kryeministri shqiptar Edi Rama ka hapur kapakun e kutisë së Pandorës të “Ideve të Mëdha” të rrezikshme ballkanike.

Reagimi i një “të madhi” tjetër në Ballkan, Beogradit, ishte shumë i shpejtë. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, thotë se bashkimi serb është “e vetmja pengesë për një Shqipëri të Madhe”.

Dhe pas Beogradit ishte Kremlini, ai që i “tregoi dhëmbët” Ramës dhe Perëndimit duke përshëndetur “nismat humanitare të Beogradit për popullin serb”, pra idenë e “Serbisë së Madhe”.

Shqiptarët dhe serbët i kanë testuar “ujërat” gjatë çdo rasti që kanë pasur në dorë kohët e fundit, duke pritur me padurim riorganizimin e ardhshme të kufijve ballkanikë, përmes të cilëve do të arrijnë integrimin e tyre kombëtar të shumëdëshiruar, nëpërmjet integrimit në një lloj shtëpie të përbashkët kombëtare të vëllezërve të tyre etnikë që kanë mbetur “të bllokuar” në shtetet fqinje, pasi dolën nga Luftërat e përgjakshme Jugosllave, dhe nga shembja e bllokut komunist lindor.

Nuk është hera e parë që Rama flet për një bashkim shqiptar siç flisnin gjithmonë paraardhësit e tij në Tiranë dhe Prishtinë. As irredentizmi serb nuk i ka braktisur ëndrrat e tij për dominim mbi sllavët e Ballkanit dhe nacionalizmi bullgar i rrënjosur nuk ka reshtur kurrë së ëndërruari për një Traktat të ri të Shën Stefanit (nënshkruar në 1878 midis perandorive ruse dhe osmane dhe që parashikonte një Bullgari shumë më të madhe se kufijtë e tij aktual).

Nuk është rastësi që një non-paper që i atribuohet kryeministrit slloven Janez Jansa – ai e mohoi – u qarkullua pranverën e kaluar në qarqet diplomatike dhe mediat në Ballkanin Perëndimor, duke shkaktuar bujë. Ndër propozimet e saj ishte “ndarja paqësore” e Bosnje-Hercegovinës, me Kroacinë dhe Serbinë që aneksonin territore etnikisht homogjene, bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe autonominë për Kosovën veriore të kontrolluar nga serbët.

“Ndryshimi i kufijve do të hapte kutinë e Pandorës”, tha përfaqësuesi i lartë i atëhershëm për Bosnjën, Valentin Inzko. “Nëse dikush dëshiron të mendojë për ndryshimin e kufijve, fillimisht duhet të vizitojë varrezat e luftës nga Franca në Stalingrad”, ndërsa BBC komentoi se non-paper lexohej si një “listë dëshirash etno-nacionaliste e viteve 1990”.

Pse është i frikshëm një shkëmbim i ri territorial dhe popullsie në Ballkan? E vërteta është se ka shumë pika konflikti të gatshme për të shpërthyer, veçanërisht në dy shtete, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, të cilat mbeten të paqëndrueshme, Bosnja më shumë se Kosova.

le të supozojmë se shqiptarët dhe serbët arrijnë disi një marrëveshje. Cili do të jetë rezultati? Serbët inkorporojnë toka nga Bosnja, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi dhe krijojnë një "Serbi të Madhe".

Homologu i saj do të ishte një “Shqipëri e Madhe” duke bashkuar “shtetin amë” me pjesën tjetër të Kosovës, krahinat perëndimore të Maqedonisë së Veriut (Tetova), traktet nga Mali i Zi dhe Shqipëria e Jugut dhe, natyrisht, Çamëria.

A do të tolerojnë Greqia dhe Turqia që të rriten rreth tyre, apo edhe, në rastin e Greqisë, në kurriz të tyre? A do të lejojnë interesat evropiane, amerikane dhe ruse një realitet të ri gjeopolitik në Ballkan? Në këtë rast dyert e ferrit do të hapeshin dhe kjo është arsyeja pse njerëzit janë të frikësuar nga perspektiva e tërheqjes së SHBA.

Marrë me shkurtime nga Kathimerini

Të fundit