Flash News
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa
Greqia “shkund” politikën, çon 13 deputetë në hetim. Rama kthehet në "Skënderbe" për Ballukun
GREQI – VOTIM MASIV PËR HETIMIN E ZYRTARËVE
Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese për t’u hequr imunitetin 13 deputetëve të partisë në pushtet, Demokracia e Re, të përfshirë në një hetim për mashtrim me fondet e Bashkimit Europian.
Në votim morën pjesë 288 deputetë, ndërsa vetëm 9 munguan. Rezultatet tregojnë një konsensus të gjerë politik, me pothuajse të gjitha votat pro heqjes së imunitetit.
Deputetët janë përfshirë në hetimin e Zyrës së Prokurorit Publik Europian (EPPO) për çështjen e agjencisë OPEKEPE, e dyshuar për abuzim me miliona euro subvencione bujqësore të BE-së.
9 deputetë do të hetohen për vepra penale në nivel kundërvajtjeje
2 prej tyre (Katerina Papakosta dhe Kostas Karamanlis) përballen me akuza më të rënda, deri në nivel krimi
Ky vendim i hap rrugë hetimeve të plota penale, duke treguar një qasje të drejtpërdrejtë të parlamentit grek ndaj drejtësisë.
SHQIPËRI – DEBAT PËR IMUNITETIN DHE NDËRHYRJEN NË DREJTËSI
Në kontrast, në Shqipëri po zhvillohet një debat i fortë politik dhe institucional për kufizimin e rolit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë
Mazhoranca socialiste ka propozuar ndryshime në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, që do të ndalonin gjykatat të vendosin masa pezullimi ndaj:
* Kryeministrit
* Ministrave
* Presidentit
* Avokatit të Popullit
* Kreut të KLSH-së
Kjo nismë është parë si përpjekje për të dobësuar mekanizmat antikorrupsion, në një kohë kur SPAK po heton çështje të ndjeshme.
STANDARDET NË BE – ASNJË “PAPREKSHMËRI” ABSOLUTE
Praktikat europiane tregojnë se imuniteti nuk është një mburojë absolute:
Francë – Ekziston një gjykatë speciale (CJR) që heton ministrat për shkelje penale gjatë detyrës
Itali– Përpjekjet për mbrojtje politike si “Lodo Alfano” janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese
Gjermani – Imuniteti hiqet nga Bundestagu për çdo ndjekje penale
Këto modele theksojnë parimin që zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin.
PRECEDENTI GREK – DORËHEQJE DHE HETIME
Rasti i Greqisë nuk është i izoluar. Ish-ministri i Bujqësisë, Makis Voridis, dha dorëheqjen në vitin 2025 pas akuzave për përfshirje në të njëjtin skandal me fondet e BE-së.
Hetimi u koordinua nga EPPO dhe çoi në procedura konkrete parlamentare për heqjen e imunitetit.
RASTET NË SHQIPËRI – QASJE JO E NJËTRATSHME
Rama ka lejuar drejtësinë të veprojë shpejt kur kostoja politike ka qenë e ulët, por ka bllokuar ose relativizuar procesin kur është prekur rrethi i pushtetit real.
Precedenti i parë i rëndësishëm u shënua në vitin 2018, kur mazhoranca socialiste refuzoi t’i hapte rrugë arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda. Kuvendi zgjodhi një rrugë të ndërmjetme, duke mos autorizuar heqjen e lirisë, por vetëm masa më të lehta sigurie, ndërsa Tahiri më pas, në një fazë të veçantë, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Ky rast u konsiderua si një përdorim politik i imunitetit parlamentar. Pas krijimit të SPAK, qasja e mazhorancës ndryshoi në disa raste. Kuvendi miratoi pa rezistencë heqjen e imunitetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke i hapur rrugë masave penale dhe hetimit të thelluar.
E njëjta linjë u ndoq edhe për deputetë socialistë si Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja, ndërsa ish-ministri Lefter Koka u arrestua pa pasur nevojë për procedurë parlamentare, pasi nuk mbante më mandat deputeti.
Megjithatë, këto raste kishin një element të përbashkët: figurat e përfshira ishin ose tashmë të distancuara politikisht nga kryeministri, ose nuk përfaqësonin më një shtyllë të pushtetit ekzekutiv.
Ndryshe paraqitet situata kur hetimet prekin figura kyçe të qeverisë në detyrë. Rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shoqërua me mbrojtje të fortë politike përpara se drejtësia të ndërhynte.
Në përjashtim nga ministrat dhe deputetët, kryebashkiakët nuk gëzojnë imunitet parlamentar, ndaj rasti i Veliajt përmendet vetëm si shembull i mbrojtjes politike, dhe jo si precedent procedural në Kuvend.
TESTI I RADHËS – RASTI I BELINDA BALLUKUT
Kërkesa e SPAK për forcim masash ndaj Belinda Ballukut konsiderohet një provë kyçe për mazhorancën.
Kuvendi ka në dorë:
* të lejojë hetimin pa pengesa
* ose të përdorë procedura që mund të zvarrisin vendimmarrjen deri në 3 muaj
Përdorimi i kësaj hapësire procedurale, edhe pse formalisht ligjor, mund të përbëjë një pengesë reale për drejtësinë dhe të cenojë frymën e Kushtetutës dhe parimin e barazisë para ligjit.
Për më tepër, çdo vendimmarrje ose mosvendimmarrje e Kuvendit në këtë fazë lexohet si sinjal politik për raportin e mazhorancës me Reformën në Drejtësi.
Nga Tahiri te Balluku, Kuvendi ka ndjekur qasje të ndryshme ndaj kërkesave të drejtësisë, duke krijuar një praktikë jo gjithmonë të njëtrajtshme.
REAGIMET NDËRKOMBËTARE – THIRRJE PËR MOSPENGIM TË DREJTËSISË
Ndërkombëtarët njëzëri i bëjnë thirrje politikës shqiptare që të mos pengojë drejtësinë në çështje të zyrtarëve të lartë. E para që reagoi, para se të niste seanca plenare ku votohej imuniteti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e cila i bëri thirrje Parlamentit që imuniteti nuk duhet të jetë pengesë.
Ambasada britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK. Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.
Ambasada e Gjermanisë priti rezultatin e seancës për t’i rikujtuar politikës shqiptare se ndjekja penale e korrupsionit në rangun e lartë është kusht për integrimin. Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.
Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet që ta garantojë këtë proces.
E treta në radhën e reagimeve ishte Ambasada holandeze, e cila kishte të njëjtin apel si britanikët dhe gjermanët.
Komisioni Europian,, nënvizon faktin që lufta kundër korrupsionit është thelbësore për integrimin. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
PERFUNDIMI
Ndërsa Greqia jep një sinjal të fortë për llogaridhënie dhe bashkëpunim me drejtësinë europiane, Shqipëria ndodhet në një moment kritik, ku vendimmarrja politike përballë hetimeve të zyrtarëve të lartë do të përcaktojë jo vetëm besueshmërinë e institucioneve, por edhe rrugën drejt Bashkimit Europian./Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31