Flash News

E-TJERA

Greqia kërkime për naftë në Detin Jon? MEPJ: Nuk është shkelur sovraniteti i hapësirës sonë detare

Greqia kërkime për naftë në Detin Jon? MEPJ: Nuk

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me disa raportime se Greqia është duke kërkuar burime nafte në ujërat e Detit Jon.

MEPJ në një reagim për mediat thekson se lajmet janë të pvërteta dhe se bazuar në informacionet e autoriteteve dhe institucioneve përkatëse, nuk është kryer asnjë aktivitet që shkel sovrantitetit e hapësirës detare të Shqipërisë.

Sipas MEPJ, autoritetet shqiptare janë duke kryer monitorime për çdo lloj aktiviteti eksplorues në hapësirës detare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ministria njofton se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për të marrë informacionin e nevojshëm.

Reagimi i MEPJ:

Lidhur me informacionin e qarkulluar nga individë përmes rrjeteve sociale ku pretendojnë për cenimin e interesave të shtetit shqiptar nga aktivitete eksploruese apo shfrytëzuese të kryera nga Greqia në Detin Jon, MEPJ bazuar në informacionet e institucioneve përkatëse deklaron se nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare. Autoritetet shqiptare janë dhe do të jenë në monitorim të panderprerë dhe me përgjegjshmëri të plotë të çdo lloj aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe jo vetëm, për të parandaluar çdo ndikim negativ që mund të sjellë për interesat e vendit.

Informojmë qytetarët shqiptarë se MEPJ është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet respektive greke për të siguruar dhe shkëmbyer të gjithë informacionin e nevojshëm që siguron transparencën e plotë për cdo lloj aktiviteti eksplorues apo shfrytëzues që kryhet në hapësirat detare mes dy vendeve, bazuar dhe instrumentet ndërkombëtare ku të dy shtetet janë palë. Lajme të tilla të paverifikuara, që krijojnë tymnaja mediatike nuk bëjnë asgjë më shumë veçse efektin e dezinformimit të ngacmimit të ndjeshmërisë që opinionit publik për kinse papërgjegjshmëri të institucioneve shqiptare apo shitje të interesave kombëtare tek shtete të tjera. Në të kundërt, MEPJ siguron se institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit.

Të fundit