Flash News

E-TJERA

Greqia përsërit mbështetjen e integrimit të Shqipërisë, por me një kusht

Greqia përsërit mbështetjen e integrimit të

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për pranimin e Serbisë dhe Shqipërisë në BE gjatë mbërritjes së tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel të mërkurën.

“Greqia ka mbështetur, në parim, perspektivat e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Mitsotakis, përpara se të trajtonte në mënyrë specifike rastet e Serbisë dhe Shqipërisë.

Kryeministri grek theksoi se Greqia është “ruajtësi i trajektores europiane të Shqipërisë”, por duke shtuar një kusht për Tiranën. Mitsotaksi kërkoi më shumë vëmendje për çështjet e lidhura me pakicën kombëtare greke në Shqipëri.

“Çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pakicës kombëtare greke, sigurimin e të drejtave të tyre pronësore dhe të drejtën e vetëidentifikimit nuk janë çështje dypalëshe. Tashmë janë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Jam i kënaqur që, për herë të parë në shumë vite, ka pasur përparim të rëndësishëm nga ana e Shqipërisë në trajtimin e këtyre çështjeve”, tha Mitsotakis.

Të fundit