Flash News

E-TJERA

Greqia pranon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Laert Haxhiut

Greqia pranon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e

Gjykata e Janinës ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhiut, i akuzuar për Masakrën e Lushnjës.

Sipas avokatit mbrojtës të Haxhiut, Detar Hysi, pala greke ka refuzuar kërkesën e të shumëkërkuarit për azil. Vendimi për ekstradim është dhënë nga gjykata e Janinës në përputhje me aktet e përcjella nga pala shqiptare.

Haxhiu kërkoi azil me pretendimin se nëse ekstradohej në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Laert Haxhiu u arrestua më 24 maj si i akzuuar për disa ngarje kriminale. Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Lushnjë me 18 vite burgim për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Të fundit