Flash News

E-TJERA

Greqia pro nisjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe MV

Greqia pro nisjes së bisedimeve për Shqipërinë dhe MV

Athina zyrtare mbështet nisjen e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me kusht që të përmbushin kriteret e anëtarësimit të tyre. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Bullgari, raporton Euroactiv.

“Ne presim që Konferenca Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Greqia mbështet vendet kandidate, të cilat duhet të përmbushin kriteret për anëtarësim në BE, të cilat përfshijnë mbi të gjitha fqinjësinë e mirë”, tha Mitsotakis.

Presidenti bullgar Rumen Radev, pas takimit me kryeministrin grek, bëri thirrje për përfshirjen e Traktatit për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin që Sofja dhe Shkupi e nënshkruan në vitin 2017, si dhe Traktati i Prespës, i nënshkruar ndërmjet Athinës dhe Shkupit që të përfshihen në kornizën e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

BE-ja ishte e padrejtë që të mos hapte negociatat me Maqedoninë e Veriut sepse vendi kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme për të filluar negociatat, tha ministri hungarez i Jashtëm dhe Tregtisë Péter Szijjártó në një konferencë.

“Me respekt, kërkojmë nga miqtë tanë në Bullgari që të mbyllin çështjet kombëtare që vendi i konsideron si pengesë gjatë negociatave sesa të pengojnë fillimin e negociatave”, shtoi Szijjártó.

Të fundit