Flash News

E-TJERA

Greqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në ishujt afër ujërave territoriale shqiptare

Greqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në

Greqia ka vendosur për herë të parë trupa ushtarake në ishujt afër ujërave territoriale shqiptarë, në dy ishujt e vegjël Gavdo dhe Othono.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta greke ‘Ta Nea’, ku thuhet se është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm grek.

“Ne jemi kudo për atdheun!” thuhet në një parullë të ushtrisë greke.

Media greke shkruan se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur edhe si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të saj

Kujtojmë se kjo lëvizje e Athinës vjen pas vendimit për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, çështje që u vendos mes dy shteteve të zgjidhet nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë.

 

Të fundit