Flash News

E-TJERA

Greqia zgjat afatet e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë

Greqia zgjat afatet e lejeve të qëndrimit për emigrantët
Foto Ilustruese

Greqia ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit, për shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria. Lajmin e bëri të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thekson se ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur afatet për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, ministria e Jashtme thotë se dokumentet që kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 - 31 korrik 2020, do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.

Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit.

Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.

Të fundit