Flash News

E-TJERA

Greqia zgjat bllokimin me Shqipërinë deri në 24 Maj

Greqia zgjat bllokimin me Shqipërinë deri në 24 Maj

Edhe pse situata e pandemisë COVID-19 në Shqipëri duket nën kontroll, Greqia ka shtyrë sërish datën e hapjes së pikave kufitare me vendin tonë. Autoritetet qeveritare greke kanë shtyrë masat me vendin tonë deri më 24 Maj, ku do të ketë një tjetër rivlerësim të gjendjes nga COVID-19.

Pra kalimi për në Greqi do të jetë në të njëjtat kushte sikur ishte, Kapshtica nuk do të jetë e hapur dhe komunikimi i vetëm me vendin fqinj do të jetë nga Kakavija nga 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Brenda 24 orëve nga Kakavijë drejt Greqisë lejohet kalimi i vetëm 400 personave, rezidentë ose me leje, sigurisht me testin negativ të COVID-19.

Me rinisjen e sezonit turistik pritet të ketë një hapje të kufirit. Kujtojmë se Greqia e ka hapur kufirin me Maqedoninë e Veriut, por ende jo me Shqipërinë.

 

Të fundit