Flash News

E-TJERA

Greva e grave naftëtare, reagon Meta: Qeveria të vendosë menjëherë dialogun

Greva e grave naftëtare, reagon Meta: Qeveria të vendosë
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për grevën e grave naftëtare të Ballshit, teksa i ka bërë thirrje qeverisë për vendosjen e menjëhershme të dialogut, me qëllim zgjidhjen e problemit të tyre me pagat.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta thekson se  është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje.

Më tej ai shton se duhet të përballemi me këtë problem, përpara se problemet shëndetësore të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.

Postimi i plotë:

Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.

Të fundit