Flash News

E-TJERA

Greva e naftëtarëve, Meta thirrje qeverisë e grevistëve: Dialogoni para se të përshkallëzohet situata

Greva e naftëtarëve, Meta thirrje qeverisë e grevistëve:
Ilir Meta

Presidenti Meta ka reaguar së fundmi për grevën e grave naftëtare të Ballshit, teksa i ka bërë thirrje qeverisë për të deleguar sa më parë një zgjidhje të pranueshme, pa u përkeqësuar situata.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i shtetit theksoi se duhet dialoguar sa më parë pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve.

Më tej ai shton se është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për trajtim njerëzor të kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare.

Ndërkohë, kujtojmë se gratë naftëtare kanë lajmëruar se nëse problemi i tyre nuk zgjidhet ato do të përfshijnë edhe fëmijët në grevë.

"Apel për qeverinë por edhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe naftëtarët për të deleguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme, pa u përkeqësuar kjo situatë për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme që të bëhet kjo përpjekje për zgjidhjen e kësaj situate përpara se të kemi probleme të mëtejshme.

Apel për të dialoguar sa më parë pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për trajtim njerëzor të kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare para se të kemi pasoja për shëndetin e tyre”, deklaroi Meta.

 

 

Të fundit