Flash News

E-TJERA

Greva në Ballsh/Gratë naftëtare sërish thirrje qeverisë: Këmbëngulja jonë vazhdon, shteti është rregullator i vetëm

Greva në Ballsh/Gratë naftëtare sërish thirrje
Gratë naftëtare në Grevë, Ballsh

Teksa ndodhen në ditën e 9 të grevës së urisë, gratë naftëtare vijojnë të kenë probleme shëndetësore.

Njëra prej tyre, pas shtrimit në spital është rikthyer në ambientet e grevës, ndërsa gjendja e zonjave të tjera sa vjen e rëndohet.

Gratë naftëtare kanë simptoma si dhimbje koke e mesi, të vjella, temperaturë, takikardi e shumë shqetësime të tjera.

Megjithatë ato këmbëngulin se nuk tërhiqen nga kauza, teksa vijojnë thirrjen e tyrë për ndihmë nga ana e qeverisë.

“Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti”, tha njëra prej tyre.

Kujtojmë se gratë greviste i bënë thirrje kryeministrit të japë zgjidhje për problemin e tyre duke ngritur një grup negociator.

 

Të fundit