Flash News

E-TJERA

Grevistet e Ballshit në ditën e 19-të të grevës së urisë: S'duam lëmoshë, por 13 pagat e fituara me drejtësi

Grevistet e Ballshit në ditën e 19-të të grevës së
Foto ilustruese; grevistet e Ballshit

Gratë naftëtare të Rafinerisë së Naftës në Ballsh kanë hyrë sot në ditën e 19-të të grevës së urisë, në kërkim të pagave të tyre.

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, naftëtaret shprehen të vendosura që t’i shkojnë grevës deri në fund, në kërkim të 13 pagave që i kanë fituar me vendim gjykate.

 “Jemi gra të lodhura nga hallet dhe puna nder vite dhe sot jemi në rrugë, duam 13 pagat e fituara me drejtësi. Kemi hyrë pa lejen e bashkëshortëve dhe na mbështesin në këtë grevë. Sot është e hënë, mbani një seancë për gratë naftëtarë”, thonë disa prej grevisteve, duke shtuar se nuk kërkojnë lëmosh por djersën e tyre.

Kujtojmë se, kryeministri Rama u ka bërë thirrje disa herë naftëtareve të dalin nga greva për t’u ulur në dialog, mirëpo ata nuk kanë pranuar. Grevistet insistojnë në kalimn më parë të pagave.

Të fundit