Flash News

E-TJERA

"Grua e mbuluar", historia e Eralda Mazrekut mes besimit dhe suksesit

"Grua e mbuluar", historia e Eralda Mazrekut mes besimit dhe suksesit

Me rastin e Fiter Bajramit, vjen rrëfimi i veçantë i Eralda Mazrekut, e cila ndan historinë e saj si grua e mbuluar në Tiranë, mes sfidave, paragjykimeve dhe realizimit personal.

Sipërmarrëse, skenariste dhe e diplomuar për gjuhë të huaja, Mazreku tregon ne 'Elevate by Floriana Garo' se rrugëtimi i saj me fenë ka nisur që në fëmijëri, edhe pse nuk u rrit në një familje praktikante myslimane.

“Nuk ishim praktikantë, por besimtarë familjarisht. Një familjar më merrte dhe më çonte në xhami që në moshën 7-8 vjeç, dhe babai im e lejonte për respekt”, shprehet ajo.

Ajo rrëfen se frekuentonte xhaminë çdo të premte, në ditën e xhumasë, ndërsa lidhja me fenë u forcua gradualisht.

“Kur një fëmijë ndihet i mirëpritur dhe i dashur, kërkon vetë ta vazhdojë. Pas disa vitesh, familjari që më çonte në xhami ndërroi jetë dhe u shkëputa për një kohë. Më pas u kërkova vetë prindërve të më çonin sërish”, tregon Mazreku.

Gjatë adoleshencës, ajo thotë se u bë më kurioze për fenë dhe nisi të lexojë më shumë, duke e thelluar besimin e saj.

Ndërkohë, vendimi për t’u mbuluar nuk erdhi menjëherë. Ajo tregon se kishte dëshirë që më herët, por u përball me hezitimin e prindërve.

“Në fillim u stepën. Më çonin deri te dera dhe largoheshin. Kam ndjekur Medresenë e Tiranës dhe kam insistuar gjatë gjithë kohës që të mbulohesha, por prindërit nuk ma lejuan. Më thanë që kur të bëhesha 18 vjeç, ta merrja vetë vendimin”, rrëfen ajo.

Mazreku u mbulua pikërisht në moshën 18-vjeçare, një vendim që e konsideron personal dhe të menduar mirë.

E ftuar në emisionin “Elevate” nga Floriana Garo, ajo thekson se ka pasur gjithmonë hapësirë për të shprehur veten dhe për të zhvilluar talentin e saj.

Sot, përveç rolit si nënë e tre fëmijëve, Eralda Mazreku është aktive në karrierë dhe ndjek pasione jo të zakonshme, si motorët dhe hipizmi, duke sfiduar stereotipet për gratë e mbuluara.

Rrëfimi i saj vjen si një mesazh për pranimin, lirinë e zgjedhjes dhe tejkalimin e paragjykimeve në shoqëri.

 

Të fundit