Flash News

E-TJERA

Grupimi "Për PD" kërkon rikthimin në garë të Ibsen Elezit, liston edhe pesë kërkesa të tjera

Grupimi "Për PD" kërkon rikthimin në garë të
Grupimi "Për PD"

Grupimi "Për PD" ka kërkuar rikthimin në garë të Ibsen Elezit, i cili u skualifikua një ditë më parë. Sipas tyre, largimi i Elezit nga gara për kreun e PD, është anti-demokratik dhe dëmton procesin zgjedhor në parti.

Ata listuar sot gjashtë kërkesa. Grupimi "Për PD" kërkon nga Kryesia dhe Komisioni Zgjedhor tu vendosin në dispozicion menjëherë kandidatëve listën e anëtarësisë. Ata kërkojnë gjithashtu të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor edhe të atyrë në nivel dege.

Një tjetër kërkesë e grupimit të djathtë është hartimi i një axhende takimesh të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë për të shpalosur programet e tyre.

Ata kërkojnë që të vendosen në funksion të kandidatëve, burimet administrative dhe infrastrukura e nevojshme. Së fundmi grupi i të djathtëve kundër Bashës kërkon që, kryedemokrati të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij.

Zgjedhjet në PD do të zhvillohen në 13 qershor dhe në garë për drejtimin e kësaj partie janë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Grupimi "Për PD" kërkon rikthimin në garë të

Të fundit