Flash News

E-TJERA

Guardia di Finanza nxjerr pamjet e operacionit, rreth 1 ton drogë u kap teksa po shkëmbehej në det të hapur

Guardia di Finanza nxjerr pamjet e operacionit, rreth 1 ton drogë u kap

“Guardia di Finanza” ka nxjerrë pamjet e operacionit, ku u kap rreth 1 ton marijuanë. Kujtojmë se aksioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Vlorës pranë brigjeve të Jonit.

Në pranga ranë 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas teksa po bënin shkëmbimin e drogës në det të hapur. Tre skafe ishin nisur nga Shqipëria të ngarkuara me 1 ton marijuanë, ndërsa një velirë e drejtuar nga dy ukrainasit i priste në thellësi të Jonit.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë tre vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.

Ndërsa “Guardia di Finanza”, në ujërat italiane ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

 

Të fundit