Flash News

E-TJERA

Gushti mbyllet me të nxehtin ‘përvëlues’, termometri kulmon në fundjavë, çfarë na pret në shtator

Gushti mbyllet me të nxehtin ‘përvëlues’, termometri

Java e fundit e muajit gusht do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të thatë. Vetëm nga mesi i javës pritet një mot disi më i freskët i shoqëruar edhe me reshje shiu, kryesisht për zonat malore dhe qendrore.

Në një lidhje direkte për News 24, sinoptikania Lajda Porja tha se në 5 ditët e ardhshme temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë celsius të shoqëruara edhe me rrebeshe shiu.  

“Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Deri ditën e mërkurë të kësaj jave, temperatura shumë të larta do të ketë në territor. Vlerat më të larta do të jenë në Elbasan, Berat. Pritet që e mërkura, e enjtja dhe e premtja të sjellin reshje në territor, kryesisht në zonat veriore, ku ka dhe vatra zjarri. Shirat do të jenë në formë rrebeshe, edhe në zonat qendrore, duke përjashtuar vetëm zonat e bregdetit”, tha Porja.

Sa i përket muajit shtator, sinoptikania tha se do te ketë temperatura mbi normalen duke bërë që edhe vjeshta të mbërrijë më me vonesë së zakonisht.

"Ditët e fundit të gushtit do na rikujtojnë vlerat 32-33 gradë, për të marrë frymë. Pritet që edhe java e parë e shtatorit të jetë në këto vlera, 32-33. Këto janë vlera më të freskëta për neve, por në fakt krahasuar me vitet e tjera dhe me vlerat që duhet të ketë shtatori, janë temperatura më të larta se vlerat normale. Do të kemi një vjeshtë të vonuar, me vlera mbi normalen", tha Porja.

Të fundit