Flash News

E-TJERA

Hajdari: Prokuroria shqiptare duhet të kërkojë materialet që kanë italianët për personat shqiptarë në dosje

Hajdari: Prokuroria shqiptare duhet të kërkojë materialet që

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se lidhur me përgjimet dhe dosjen italiane të antimafias prokurori i përgjithshëm duhet të vendosë ura komunikimi me organet italiane.

Hajdari: Me këtë histori është bërë vetëm gazetari. Është urgjente që me këtë dosje dhe histori të tilla prokurori i përgjithshëm të vendosë ura komunikimi me organet italiane. Këto janë materiale që janë çuar në gjykatë dhe ka masa sigurimi për të ndaluarit.

Në dosje nuk ka vetëm përgjime, por ka edhe materiale që prokurori i çon në gjykatë, për të bërë masë sigurie për secilin të ndaluar. Hetimet nuk bëhen në studio televizive, prandaj prokuroria jonë duhet të kërkojë provat dhe materialet që kanë italianët për personat shqiptarë në këtë dosje.

Të fundit