Flash News

E-TJERA

Hajdarmataj: Si po e përdor PS-ja Policinë e Shtetit për zgjedhje

Hajdarmataj: Si po e përdor PS-ja Policinë e Shtetit për zgjedhje

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj ka akuzuar Partinë Socialiste se po përdor Policinë e Shtetit për zgjedhje.

I ftuar në A2 CNN, Hajdarmataj u shpreh se PS përdori konkursin e drejtorëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas rregullores Hajdarmataj tha se nëse do të zgjidhesh drejtues i parë, duhet të konkurrosh për ta marrë këtë gradë.

“E gjithë kjo tani se unë pyeta, si ka mundësi që Tonin Vocaj me gjithë këtë përvojë del i 15 ose i 16. Jo thotë se 60 pikë i ka komunikimi dhe mënyra sesi komunikon me publikun... më mbushet mua mendja që Tonin Vocaj nuk di të komunikojë me qytetarët dhe ky që doli para është më komunikues. Një drejtues qarku bëhet drejtues policie kur nuk ka drejtuar kurrë një komisariat. E gjithë kjo, kur e analizoj me qëtësi, vijmë në një përfundim që e gjithë kjo është një konkurrim fals, është në shërbim të fushatës zgjedhore”, deklaroi Hajdarmataj.

Të fundit