Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hakerat vjedhin të dhënat e vaksinës së Pfizer/BioNTech në Evropë
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane.
Agjencia Evropiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se nuk besojnë të jenë kompromentuar të dhënat personale të pjesëmarrësve në prova dhe se EMA "ka ofruar garanci se sulmi nuk do të ndikojë tek koha për dhënien e vlerësimit për vaksinën".
Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ose si ndodhi sulmi, kush ishte përgjegjës ose çfarë informacioni tjetër mund të ishte komprometuar.
Të dyja kompanitë thanë se ishin informuar nga EMA "se agjencia i është nënshtruar një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me dokumentacionin rregullator për vaksinën kandidate të Pfizer dhe BioNTech për COVID-19 ... ishin marrë në mënyrë të paligjshme".
Ata shtuan se "asnjë sistem i BioNTech ose Pfizer nuk është dëmtuar në lidhje me këtë incident dhe ne nuk jemi në dijeni që ndonjë pjesëmarrës i studimit të jetë identifikuar përmes të dhënave të marra".
Një zëdhënëse e BioNTech nuk pranoi të komentojë më tej. Kompania Pfizer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente të mëtejshme.
Vaksina Pfizer-BioNTech është ndër pretendentët kryesorë në një garë globale për të mposhtur COVID-19. Ajo tashmë po jepet në Britani, e cila javën e kaluar miratoi vaksinën për përdorim emergjent.
Por vaksina është ende duke u studiuar nga Bashkimi Evropian. EMA ka thënë se do ta përfundojë shqyrtimin e saj deri më 29 dhjetor, megjithëse ka thënë se kjo mund të ndryshojë.
Deklarata e EMA-s jep pak detaje rreth sulmit, duke thënë vetëm se ajo po hetonte me ndihmën e organeve të zbatimit të ligjit.
"EMA nuk mund të japë detaje shtesë ndërsa hetimi është duke vazhduar. Informacione të mëtejshme do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur", tha agjencia në një deklaratë.
Përpjekjet e piraterisë kibernetike kundër institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe mjekësor janë intensifikuar gjatë pandemisë COVID-19 ndërsa sulmuesit, duke filluar nga spiunët e mbështetur nga shteti dhe deri te kriminelët kibernetikë, përpiqen të marrin informacion.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më parë në lidhje me akuzat se hakera të lidhur me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Iranin, Vietnamin, Kinën dhe Rusinë janë përpjekur në raste të veçanta të vjedhin informacione në lidhje me virusin dhe kurat e mundshme.
Agjencia Reuters ka dokumentuar se fushatat e spiunazhit kishin në shënjestër një mori kompanish farmaceutike dhe të zhvillimit të vaksinave duke përfshirë Gilead, Johnson & Johnson, Novavax dhe Moderna. Agjencitë rregullatore dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu janë sulmuar vazhdimisht.
Vjedhja e informacionit rreth mënyrës së prodhimit të një vaksine fituese dhe efektive - apo edhe thjesht mbledhjes së informacionit rreth mënyrës se si ajo do të shpërndahet - do të ishte thesar informacioni për shërbimet e zbulimit ndërsa bota lufton me një nga pandemitë më të dëmshme që mund të mbahet mend.
Virusi i rrugëve të frymëmarrjes, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka infektuar më shumë se 68 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas një përllogaritjeje të agjencisë Reuters. Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38