Flash News

E-TJERA

Hakmarrja me Erion Hasanbelliun, prokuroria kërkon dëshminë e Kasandër Nogës

Hakmarrja me Erion Hasanbelliun, prokuroria kërkon dëshminë e

Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj implikuan Kasandër Nogën si organizator të atentatit të 4 janarit 2021, në zonën e Don Boskos ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dëshminë e Kasandër Nogës, një personazh mjaft i njohur në botën e krimit, emri i të cilit është lakuar në Masakrën e Sanatoriumit.

Noga ndodhet aktualisht në burg në Vjenë pasi u arrestua si organizatori i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë, rivali i tij i përbetuar.

Vëllezërit Beqiraj vendosën të bashkëpunojnë me drejtësinë duke iu thënë hetuesve se atentatin e 4 janarit 2021 në Bon Bosko, ku u vra Erjon Çela, dhe u plagosen vëllai i tij, Blerim Çela, Arben Dani, Azbi Selimaj dhe Edmond Crroj e kishte urdhëruar Kasandër Noga.

Ata pretendojnë se Kasandër Noga kërkonte vrasjen e kundërshtarit të tij, Geron Hasanbelliu, vëllai i Erion Hasanbelliut, por në momentin e ngjarjes, objektivi u ngatërrua dhe u vra një person i pafajshëm, ndërsa edhe të plagosurit ishin po ashtu pa lidhje me objektivin.

Gentian dhe Indrit Beqiraj deklaruan se në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli dhe Ilirian Feçi, për llogari të Kasandër Nogës, që kundrejt pagesave me qëllim që të kryenin ekzkuetimin e Geron Hasanbelliut.

Hakmarrja mes Nogës dhe Hasenbellit nisi në vitin 2000 në Shqipëri dhe vijoi edhe në rrugët. Më 19 gusht të vitit 2000, kur Kasandro Noga hyri në Sanatorium nën shoqërinë e Julian Çelës, shkelmoi derën e reanimacionit aty ku ndodhej Aqif Hasanbelliu (babai i Erionit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geron Hasanbelliut).

Të fundit