Flash News

E-TJERA

Hapen aplikimet në platformën “Infermierë për Shqipërinë”, afati i fundit deri më 21 shtator

Hapen aplikimet në platformën “Infermierë për

Është hapur konkursi i punësimit online për infermierët. Duke filluar nga sot e deri më 21 shtator të gjithë profesionistët e shkencave teknike mjekësore të licencuar, mund të aplikojnë në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Platforma “Infermierë për Shqipërinë” është hapur për herë të parë në vitin 2019.

“2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë nga viti 2019, kur hapëm platformën e punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”

Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, vijon me shpalljen e konkursit të radhës.

Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021”, shkruan Rama në Facebook.

Linku për aplikimin në portalin online "Infermierë për Shqipërinë"

 

Të fundit