Flash News

E-TJERA

Policia hap aplikimet për 500 vende në shkollën për “Patrullë të Përgjithshme”, procedurat

Policia hap aplikimet për 500 vende në shkollën për

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 500 vënde në shkollën bazë të policisë, për “Patrullë të Përgjithshme”. Nga nesër, procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar dhe aplikimet do të dorëzohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se, kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Pas përfundimit të gjithë procesit të konkurrimit, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në kolegjin profesional të lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit që përkon me pajisjen me vërtetimin e besueshmërisë.

Më poshtë janë kriteret që duhet të plotësohen

Të fundit