Flash News

E-TJERA

Hapja e grup-kapitullit të 6 në negociatat me BE, Lubonja: Po ecet me dy standarde

Hapja e grup-kapitullit të 6 në negociatat me BE, Lubonja: Po ecet me

Analisti Fatos Lubonja komentoi hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Duke folur në News 24, Lubonja tha se këto lloj konferencash i shërbejnë propagandës.

Analisti u shpreh se zyrtarët e BE-së janë me dopio standarde, përdorin hipokrizi për shkak të atyre lobingjeve që bëhen.

“Kemi rastin e Italisë, e cila me kampet e emigrantëve në Lezhë e përdor Shqipërinë si gogol, pra iu thotë emigrantëve po erdhët këtu do ju çojmë në Shqipëri, ndërsa në anën tjetër hapen negociatat”, tha Lubonja.

Ai tha se Shqipëria ka probleme me ligjin, me demokracinë, i është nënshtruar krimit dhe narko-shtetit.

Lubonja tha se nëse Europa ecën me këto norma sikundër deri më sot, në 2030 nuk do të ketë Bashkim Europian. “Kemi politikanë hipokritë në njërën anë, kemi edhe partitë e ekstremit të djathtë që po fitojnë terren në vendet e BE-së. Kjo mund të çojë drejt shkrirjes së BE-së në 2030”, tha Lubonja.

Të fundit