Flash News

E-TJERA

Hapja e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për anëtarësim, Begaj: Afron hyrjen në BE

Hapja e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.
Përmes rrjeteve sociale, kreu i shtetit vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës i përcjellë në profilin zyrtar në rrjetet sociale:

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë.
Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shkroi Begaj. 

Të fundit