Flash News

E-TJERA

Hapja e tunelit 5 te sheshi “Shqiponja”, ARRSH sqaron si do qarkullojnë mjetet nga nesër

Hapja e tunelit 5 te sheshi “Shqiponja”, ARRSH sqaron si do

Autoriteti Rrugor ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve për mënyrën se si do të funskionojë trafiku i automjeteve pas hapjes së tunelit nr. 5 te sheshi “Shqiponja”.

Nga data 4 shtator, lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5. Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3. Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

Njoftimi i ARRSH:

Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.

Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

- Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.

- Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.

- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3

- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

 

Të fundit