Flash News

E-TJERA

Hapja me forcë e derës së KZAZ-së në Kavajë,reagon policia: Autorë disa të mitur

Hapja me forcë e derës së KZAZ-së në Kavajë,reagon

Policia ka reaguar për hapjen me dhunë të derës së KZAZ-së nr.42 mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Blutë bëjnë me dije se pas dunës fshihen disa të mitur të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç.

 “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për dëmtimin e derës hyrëse të KZAZ Nr. 42, në shkollën ‘26 Marsi’ (aktualisht jashtë funksionit), ju sqarojmë se:  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç”, njoftoi policia.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë.

Ata kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.

Të fundit