Flash News

E-TJERA

Haradinaj: E rëndësishme që Shqipëria të ketë reforma, nuk e shoh tragjike që të ketë ndryshim në qeveri

Haradinaj: E rëndësishme që Shqipëria të ketë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se ata që dëshirojnë të marrin miqësinë e shqiptarëve, duhet t’i studiojnë drejt shqiptarët.

Haradinaj tha se është tepër e rëndësishme që edhe Shqipëria të ketë ndryshime dhe të ketë reforma, si dhe shtoi se nuk e shoh tragjike që të ketë ndryshim në qeveri.

Haradinaj: Ata që dëshirojnë të marrin miqësinë e shqiptarëve, duhet t’i studiojnë drejt shqiptarët. Nuk fitohet miqësia e shqiptarëve duke diskretituar vlerat tona. Nëse një popull mysliman dëshiron miqësinë me shqiptarët duhet të na respektojë sikurse jemi.

Unë në zyrë nuk kam vënë asnjë figurë tjetër, përveç Nënë Terezës dhe Skënderbeut. Shqiptarët që diskutojnë rreshtimin e Skënderbeut bëjnë gabim. Janë lëvizje të kohës këto, por janë për qëllime të të tjerëve.

Është vendimi i shqiptarëve të votojnë lirshëm. Për mua është tepër e rëndësishme që edhe Shqipëria të ketë ndryshime dhe të ketë reforma. Nuk e shoh tragjike që të ketë ndryshim në qeveri. Kur kam dhënë vetë dorëheqje më kanë kritikuar se po humb pushtetin, por sërish një i Kosovës po e merrte. Unë shpresoj që është Shqipëria ta gjejë rrugën e duhur për të ecur para.

Të fundit