Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Gjirokastrës shtyjnë bojktotin e seancave, çfarë pritet

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Gjirokastrës shtyjnë

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur të shtyjë bojkotin e seancave në formë proteste kundër hartës së re gjyqësore.

Avokatët kanë vendosur që bojkoti të vijojë deri në datën 29 qershor.

Kjo pasi do të pritet një vendim i përbashkët në mbledhjen e njoftuar të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë.

Në këtë takim pritet të përcaktohet axhenda e protestës kundër hartës së re gjyqësore që do të jetë detyrues për të gjitha dhomat e avokatisë në të gjitha qytetet.

Avokatët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre. Harta e re gjyqësore, sipas tyre, cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe rrit kostot.

Të fundit