Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore, avokatët protestojnë para KLGJ-së: Hapi i fundit është Kushtetuesja

Harta e re gjyqësore, avokatët protestojnë para KLGJ-së:

Avokatët janë mbledhur sot për të protestuar kundër hartë së re gjyqësore para Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, tha se hapi i tyre i fundit është Gjykata Kushtetuese. Haxhia tha se harta e re gjyqësore e propozuar do të krijojë shumë problematika.

Haxhia komentoi edhe deklaratën e ministrit Ulsi Manja, i cili paralajmëroi kufizime për avokatët. Haxhia tha se paralajmërimi i tij është i dështuar pasi asnjë pushtet nuk mund të ndërhyjë në profesionin e avokatit.

“Ne ju sigurojmë që harta do krijojë problematika dhe nuk do të jetë e arritur, ju falënderoj për pjesëmarrjen.

Kemi paraqitur argumente që drejtësia të jetë e realizueshme dhe qytetarët të kenë akses. Kemi propozuar shumë variante që janë të realizueshme dhe rezultatet janë bindëse. Do ta dërgojmë në Kushtetuese, ai është hapi i fundit, jemi juristë.

Kemi një kuadër ligjor që përbëhet nga ligji për avokatët dhe ju siguroj që çdo hap i hedhur është konform legjislacionit.

Në lidhje deklaratën e ministrit Manja për kufizimin e avokatëve, çdo përpjekje për kufizimin është e dështuar për shkak të një vendimi të Kushtetueses që asnjë pushtet tjetër nuk mund të ndërhyjë në profesionin e avokatit, një profesion i vetërregulluar”, u shpreh Haxhia.

 

Të fundit