Flash News

E-TJERA

Hartë të re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm konfirmon planin e KLGJ-së

Hartë të re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm ka konfirmuar planin e KLGJ-së lidhur me uljen e numrit të gjykatave në vend që praktikisht do të sjellë edhe reduktimin e numrit të prokurorive të rretheve.

KLGJ propozon një reduktim të ndjeshëm të numrit të gjykatave të rretheve, nga 22 të tilla në 12, me parimin një gjykatë një qark.

Gjatë takimit të dy titullarëve, Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm dhe Naureda Llagami, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor diskutuan mbi projektin e hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë.

"Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndër-institucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore. Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë, afekton edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë. 

Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykata dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria", thuhet në njoftimin e KLGJ.

Të fundit