Flash News

E-TJERA

Hasimja: Përplasja me Spiropalin ka vënë në pikëpyetje autoritetin e Ramës brenda partisë

Hasimja: Përplasja me Spiropalin ka vënë në pikëpyetje

Qëndrimet kritike të Elisa Spiropalit në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama, kanë ndezur diskutime për pozicionin e saj të ardhshëm në Partinë Socialiste.

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në “Ora News”, i ka vlerësuar këto deklarata si të forta dhe tregues të një krisjeje të brendshme që, sipas tij, po thellohet dhe vështirë se mund të zbutet në afat të shkurtër.

Sipas Hasimes, situata aktuale po zhvillohet në një “spirale tensioni”, ku as Spiropali dhe as drejtimi i partisë nuk po duket i gatshëm të pranojë status-quonë ekzistuese.

Kjo përplasje, sipas tij, nuk lidhet vetëm me të ardhmen politike të Spiropalit, por prek edhe mënyrën se si ushtrohet autoriteti brenda Partisë Socialiste, përfshirë edhe vetë kryeministrin Rama, i cili mbetet në një pozicion delikat në raport me zhvillimet.

Hasimja ngriti dy skenarë kryesorë për të shpjeguar qëndrimet e saj: nëse ato burojnë nga një shqetësim për funksionimin e partisë, siç ajo vetë pretendon, apo janë pasojë e një zhvendosjeje të saj në raportet e brendshme të pushtetit brenda PS-së. Sipas tij, pavarësisht motivit, zhvillimet e fundit e vendosin Spiropalin në një trajektore të vështirë kthimi.

Në këtë kontekst, ai përmendi si mundësi një ndarje graduale nga partia, qoftë përmes një largimi të vetëdijshëm, qoftë si pasojë e zhvillimeve të brendshme. Një skenar i tillë, sipas tij, mund të hapte edhe hapësira për një riorganizim të mundshëm të pakënaqësive brenda së majtës.

Si alternativë tjetër, Hasimja përmendi edhe mundësinë e tërheqjes së saj nga jeta politike aktive.

 

Të fundit