Flash News
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lushnjë-Fier, shoqërohet shoferi
Përfshihet në flakë një banesë në zonën e Shkollës së Bashkuar në Tiranë
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Heroina në Elbasan, kapet shpërndarësi kryesor i lëndës narkotike
Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, ku u sekuestruan 4.2 kilogramë heroinë.
Mësohet se në pranga ka rënë një 36-vjeçar me inicialet G.H, i cili i siguronte drogën grupit. Kujtojmë se një ditë më parë u arrestuan shtetasit Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.
Në kuadër të operacionit "Kështjella" u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, si dhe katër aparate celular, qe u gjendën në një furgon që transportonte lëndë drusore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale
Njoftimi i plotë:
Vijon operacioni “Kështjella”.
Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 tjetër shtetas i implikuar.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.