Flash News

E-TJERA

Hetimet për "Dosjen 5D”/ Dëshmon ekonomistja e “Igor Elektrik”: Si e njoh Mariglen Qaton

Hetimet për "Dosjen 5D”/ Dëshmon ekonomistja e “Igor

Ekonomistja e shoqësirë "Igor Elektrik", Pranvera Shahinasi, ka dhënë dëshminë e saj këtë të enjte në Prokurori në kudaër të hetimeve për "Dosjen 5D".

Shahinasi ka deklaruar se ka punuar si ekonomiste në kompani gjatë viteve 2016-2019, fillimisht nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari. Ajo është shprehur se detyrat në punë ia caktonte drejtuesi dhe se nuk ka mbajtur para cash apo përgjegjësi mbi arkën e shoqërisë.

Më tej ajo shprehet se Mariglen Qaton e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin. Ajo nuk ka pasur informacion nëse ai ishte ortak në shoqëri, duke sqaruar se sipas të dhënave të QKB-së, ortak figuronte vetëm Eduart Meta.

Shahinasi ka deklaruar se në raste të caktuara, me kërkesë të administratorit, ka dërguar e-maile me dokumente financiare, përfshirë edhe një rast kur një listë përmbledhëse me informacion financiar i është dërguar Mariglen Qatos.

Dëshmia: Jam financiere. Shahinasi është mbiemri i burrit. Unë mbaj edhe mbiemrin Mema, të babait. Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.

Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht.

Ne mbanin mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin “honorar” nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë.

Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin.  Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.

Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.

Dëshmitarja njihet me aktin shkresor, mail, ku i ka dërguar Mariglen Qatos një listë përmbledhëse, informacion financiar të shoqërisë.

 

Të fundit