Flash News

E-TJERA

Hetimet për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj largohet nga SPAK pas 9 orësh në pyetje

Hetimet për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqaj largohet nga SPAK pas 9

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 9 orësh dëshmi mbi koncesionin e sterilizimit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Beqaj tha se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve, ndërsa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë penale.

“Jam thirrur në cilësinë e çështjes se jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin.

Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.”-tha ai.

Beqaj u paraqit sot për herë të parë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion pas një fletëthirrje nga prokurori Edvin Kondilli që po heton prej disa muajsh procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për koncensionin në shëndetësi, sterilizimin. 

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit. Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

Të fundit