Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimet për lobim në SHBA, Endrit Braimllari paraqitet në SPAK

Hetimet për lobim në SHBA, Endrit Braimllari paraqitet në SPAK

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se ai është pyetur në lidhje me çështjen e lobimit, pas ardhjes së letësporosisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brahimllari është pyetur në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm.

Shtatorin e vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme në kuadër te hetimit nisur ndaj Ilir Metës nisi një letërporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në Departamentin e Drejtësë atje. 

SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Të fundit