Flash News

E-TJERA

Hetimi pasuror, Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Hetimi pasuror, Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve , thirrja e saj në SPAK është bërë me kërkesë të prokurorit Ols Dado, për t’u marrë në pyetje si person në dijeni në kuadër të hetimeve të nisura nga organi i akuzës.

Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.

GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.

 

Të fundit