Flash News

E-TJERA

Hetimi për ish-drejtorin e RTSH-së, SPAK kërkon informacione për tendera të tjerë

Hetimi për ish-drejtorin e RTSH-së, SPAK kërkon informacione

SPAK ka kërkuar informacione për tendera të tjerë në kuadër të hetimit për ish-kreun e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Informacioni është kërkuar për tenderat që janë zhvilluar në vitet e fundit, teksa nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me kërkesën në fjalë. Seanca e ardhshme për Gëllçin u shty për nesër, ku do të paraqitet dhe mbrojtja.

Ndërkohë avokati i Gëllçit, Dorjan Matlija, u shpreh se thellimi hetimeve është treguesi se hetimi për tenderin e parë ka dështuar.

Kujtojmë se ish-drejtori i RTSH-së është nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për një tender që ka dhënë në kohën kur ishte nën drejtimin e RTSH-së.

Të fundit