All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Hidhet shorti për renditjen e partive në fletën e votimit, PSD e Tom Doshit e para, ku renditen PS , PD dhe LSI

All - Paragraf - 1

Hidhet shorti për renditjen e partive në fletën e votimit, PSD e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e partive politike pjesëmarrëse në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit .

All - Paragraf - 3

Sipas shortit, Partia Social-Demokrate e Tom Doshit është renditur e para në fletën e votimit.

1. Partia Socialdemokrate

2. Partia Balli Kombëtar

3. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

4. Partia Bindja Demokratike

5. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor - Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)

6. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

7. Partia Nisma Thurje

7. Partia Lëvizja e Re

9. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD)

10. Partia Aleanca Demokracia e Re

11. Partia Lëvizja për Ndryshim

12. Partia Socialiste për Integrim

13. Kandidat i pavarur

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për lirim dhe emërim të anëtarëve të KZAZ-së nr.02, KZAZ-së nr. 04, Qarku, KZAZ-së nr. 29, KZAZ-së nr. 30, KZAZ-së nr. 37, Qarku Tiranë, KZAZ-së nr. 74, Qarku Korçë, KZAZ-së nr. 77, Qarku Gjirokastër”.

Ndërkohë që KQZ ka përcaktuar sot se si do të jetë renditja e partive garuese në zgjedhjet e 25 prillit, ende nuk është vendosur se cili do të jetë modeli i fletës së votimit.

Të fundit