Flash News

E-TJERA

Histori në Champions League, Ronaldo mposht ikonat e futbollit

Histori në Champions League, Ronaldo mposht ikonat e futbollit

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në historinë e “Champions League” sonte në “Old Trafford”. Me debutimin e sotshëm, Ronaldo regjistron 178 të tilla.

Ronaldo mund të lerë pas ikona të futbollit si Iker Casillas (177), Xavi Hernandez (157), Lionel Messi (149) dhe Raul (142). Kështu, portugezi mund të kthehet në ikonën një dhe të vetme të futbollit.

Nga rikthimi i portugezit në Manchester United, Ronaldo ka shënuar 3 gola në Premier League dhe një në Champions League, në ndeshjen e parë me Young Boys edhe pse skuadrës nuk mjaftoi të merrte një pikë.

Deri tani Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 135 gola.

Të fundit